Modë në kohën e Coronavirusit

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 06:44 | Nga Ekonomia Online

Lauren Goodger është kritikuar nga punëtorët e NHS për kundërshtimin e urdhrave të qeverisë për të qëndruar në shtëpi.

Sipas punonjësve të shërbimit shëndetësor, ylli 33-vjeçar po përdor koronavirusin për t’u marrë me modën.

Reagimet vijnë pasi ish-ylli i “Towie” publikoi në rrjetet sociale një foto të saj, ku shfaqet me një maskë në fytyrë teksa ndodhej jashtë.

Gjithashtu ky imazh mori menjëherë edhe vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët u shprehen se Lauren është “egoiste” pasi del jashtë kur qeveria ka këshilluar të gjithë që të qëndrojnë brenda.

Por 33-vjeçarja me forma bombastike u është përgjigjur duke u thënë se do “vazhdojë të dale derisa qeveria të urdhërojë që të gjitha salonet e bukurisë do të mbyllen”.

Të ngjashme