Modelja e njohur “tërbon” fansat me pozat seksi nga Dubai

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Belinda Dragoti u bë e njohur për publikun shqiptar para pak vitesh. Ajo u shfaq në ekran kur zëvendësoi modelen bionde, Kejvina Kthella, në emisionin “Xing”.

Që prej asaj kohe, modelja e njohur u kthye në një nga femrat më të komentuara të showbiz-it. Belinda është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa poza shumë “hot”.

Modelja ka zbuluar se ndodhet në Dubai, e nga aty nuk ka ngurruar që të postojë disa fotografi ku shfaqet me të brendshme.  Në njërën prej tyre, Belinda shfaqet në një vaskë të mbushur me ujë, teksa i ka kthyer kurrizin kamerës dhe po shikon pamjen e pabukur nga dritarja.

Në pozën në fjalë, ajo ka vënë në plan të parë të pasmet e saj bombastike. Krahas kësaj fotoje ajo shkruan: “Momentet e tuaja të sotshme, janë kujtimet e së nesërmes”.

Fotot e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente. “Ooo vdiqa. Pamje e mrekullueshme. Çfarë pamje. Për ty është jeta”, i shkruajnë disa nga ndjekësit e saj.

“Ooo vdiqa”, modelja e njohur “tërbon” fansat me
“Ooo vdiqa”, modelja e njohur “tërbon” fansat me
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme