Modelja shqiptare tregon se u pagua 20 mijë € për pak orë punë në Dubai

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Modelja 19-vjeçare, Klaudia Kalia, kohë më parë u shpall miss “Fashion TV”, duke nënshkruar një kontratë me gjigantin e modës. E ftuar në “Ftesë në 5”, Kalia ka treguar detaje nga jeta dhe puna e saj si modele.

E pyetur për punën e saj më të paguar deri më tani, Klaudia ka treguar për eksperiencën e saj në Abu Dabi.

“Ishte reklama për ujin që kushton 100 dollarë. Jam paguar 20 mijë euro. Reklama nuk ka dalë akoma. Do të dalë dhe është për 6 muaj. Nuk kam menaxher, thjesht kam kontratën me ‘Fashion TV’”, tha modelja.

Gjatë intervistës modelja gjithashtu ka treguar se tani nuk jeton më me prindërit dhe se ka blerë një shtëpi në Tiranë bashkë me të motrën.

View this post on Instagram

If you want her back , you better man up 🗣

A post shared by Klaudia Kalia (@klaudiakalia) on

View this post on Instagram

She’s a priority .|

A post shared by Klaudia Kalia (@klaudiakalia) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme