Modelja Valbona Bakiu ka një këshillë për femrat para se të martohen

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Valbona Bakiu është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të krijojë karrierë prej modeleje në Shtetet e Bashkuara, ku është pjesë e agjencive “State Management Models” si dhe “True Models Menagement”.

Bukuroshja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell video dhe imazhe të ndryshme për fansat.

Së fundi, zeshkania u ka dhënë një këshillë të gjitha femrat rreth një ndër vendimeve më të rëndësishme në jetë – martesës.

“Para se të martoheni me një person, ju duhet të veproni si një kompjuter që ka një rrjet të ngadalshëm të internetit. Në këtë mënyrë do t’i kuptoni se kush janë”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Gjithashtu ajo më parë kishte thënë edhe se lumturinë njerëzit nuk mund ta gjejnë te paratë, por tek vetvetja.

Ndryshe, Bakiun do ta shohim edhe në vitin e ardhshëm kalendarik teksa ec në pistën e modës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme