Morena dhe Sabriu lansojnë këngën e tyre më të re

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu, kanë lansuar këngën e tyre të re, dhe të shumëpritur me videoklip.

Projekti i tyre quhet “Dashni”, i cili vjen pas një paralajmërimi të gjatë në rrjetet sociale.

Ky bashkëpunim i dy legjendave të skenës muzikore, padyshim që do shpërthejë, duke u pëlqyer nga të gjithë, pasi që fansat tash e disa javë janë në pritje të saj.

Siç kuptojmë, për Morenën nuk është ky bashkëpunimi i parë i saj me veteranin e muzikës popullore, Sabriun.

Morena ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë si Aida Doçi, Bleron, Stresin, dhe me dy DJ të njohur tashmë për neve të cilët janë Dj Pm  dhe DJ Dagz.

E po, nuk ka se si të jetë e kërkuar një perlë e bukurisë si Morena Taraku, e cila me talentin dhe ëmbëlsinë e saj është bërë një bashkëpunuese goxha e zonja.

Të ngjashme