Morena sjell pamje nga gardëroba e saj derisa pozon para pasqyrës

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur, Morena Taraku, vazhdon të jetë ndër më të komentuara në faqet rozë.

Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Kështu në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka zgjedhur që të mahnit ndjekësit.

Pozat atraktive Morena i mori nga gardëroba e saj, derisa shiheshin rroba dhe aksesorë të shumtë firmato.

Sidoqoftë kësaj, ajo mori vëmendje të madhe me tiparet e bujshme trupore, të cilat i ekspozonte nga një pasqyre.

Në të më shumë dominonte ngjyra e kaltër, ndërsa kishte vënë edhe një shami në kokë me të njëjtën nuancë.

“Money” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Fero. 

Të ngjashme