Morena Taraku bëhet nostalgjike, kujton nënën e ndjerë dhe kohën e fëmijërisë

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, jo rrallë herë ndan me fansat në Instagram imazhe nga koha e fëmijërisë.

Disa postime të tilla, Morena solli edhe sot (e diel), teksa ka kujtuar nënën e ndjerë, ku nuk kanë munguar as imazhe të saj dhe babait, realizuar vite më parë.

Krijuesja e këngës “Swag”, postoi foto të shumta të nënës së saj e cila ka ndërruar jetë vite më parë, e që Morena e kujton vazhdimisht me shumë mall.

Ndërkohë, kujtojmë që Morena prej vitesh është zhvendosur në Stamboll, atje ku po vazhdon të punoj në projekte të ndryshme, madje ka themeluar edhe një biznes të saj.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Fero “Money”, që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.

Ndryshe, ish-Missi është përfolur edhe për një romancë me këngëtarin turk, Berdan Mardin, thashetheme këto që nuk janë konfirmuar e as mohuar nga asnjëra palë. 

Të ngjashme