Morena Taraku pozon me bikini pranë pishinës, ndërsa thotë se po merr vitaminë D

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është në pritje që të finalizohet klipi e saj më i ri, xhirimet e të cilit i përfundoi javën e kaluar.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Stresi, të titulluar “Bad Girl”, i cili do të publikohet së shpejti.

Morena ndërkohë po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja Taraku ka bërë të ditur se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, teksa ka pozuar në bikini pranë një pishine.

Ajo dukej mjaft provokuese në një pozicion të shtrirë, teksa merrte rreze dielli.

“Pak vitaminë D”, shkroi Morena në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se po e shijon në maksimum këtë pushim.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për linjat trupore.

View this post on Instagram

SOME VITAMIN D ☀️ 🌴🦋

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Të ngjashme