Mozzik dhe Getinjo sjellin versionin qesharak të këngës “Madonna”

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Mozzik ka sjell së fundmi një projekt muzikor, i cili është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e tij.

Kënga e titulluar “Madonna” është shndërruar në një prej hiteve të kësaj vere dhe deri më tani ka arritur mbi 7.7 milionë shikime në kanalin YouTube.

Duke parë se kënga është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, Mozzik ka vendosur që edhe ai të sjell një version qesharak të këngës së tij më të fundit.

Reperi ferizajas publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej duke kënduar bashkë me të vëllanë e tij, Getinjon, dhe mikun e tyre, Labinotin.

Gjatë këndimit të frazës kryesore, ata ndryshojnë tekstin, duke bërë fansat të qeshin me versionin e ri.

“Madona remix”, e ka quajtur Mozzik në mbishkrimin e fotografisë këtë pjesë të interpretuar nga tre djemtë.

Përndryshe, ai së fundmi ka sjell edhe një bashkëpunim me këngëtaren Kida, të titulluar “PP”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku.

Të ngjashme