“Mytma Beatin” prezanton artistët e radhës, tani në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Emisioni tashmë mjaft i popullarizuar “Mytma Beatin” është duke prezantuar ende artistët e rinj.

Në episodin e fundit ekipi ka udhëtuar për në Prishtinë, për të ‘gjurmuar’ talentët e tjerë të zhanrit hip-hop.

Në klip u shfaqën Learti, Xyoungarti, Elonski, Olti, Doksi, Dudi dhe 5kinny, që shfaqën më të mirën e tyre.

Që të gjithë prej tyre që patën rastin të performojnë para kamerave, dhuruan spektakël për shikuesit.

Emisioni i shtatë me radhë gjithashtu jepet direkt në kanalin zyrtar të “Mytme Beatin” në YouTube.

Ndërkohë për të rejat më të fundit rreth artistëve të rinj dhe emisionit, shikuesit mund të vizitojnë faqen e tyre zyrtare në Instagram, ku shumica edhe mund të bëhen pjesë e “Mytma beatin”, duke realizuar video me këngët që interpretohen në emision.

Të ngjashme