Naomi Campbell thotë se nuk është bërë figurë e revistave të modës për shkak të diskriminit racor

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Në mbarë botën është duke u folur për diskriminimin racor që po u bëhet një pjese të popullsisë.

Me po të njëjtën gjë duket se është përballur edhe modelja, Naomi Campbell, e cila ka hezituar të bëjë disa gjëra në jetën e saj profesionale, shkruan Daily Mail.

Ajo ka thënë se ka humbur mundësinë për të qenë figura e shumë revistave prestigjioze për shkak të ngjyrës së lëkurës.

50-vjeçarja sipas kësaj është shprehur se edhe në botën e modës ballafaqohen me paragjykime nga më të ndryshmet.

“Më bën të ndihem e tërbuar. Vitin e kaluar më refuzuan në një hotel në Francë, për shkak të ngjyrës sime. Është e vrazhdë. Është e gabuar”.

“Ende ka vende në të cilat nuk marr pjesë në revistat e tyre për shkak të kësaj arsye”, është shprehur ajo.

Modelja ka qenë duke bërë thirrje edhe për protestën, në të cilën kërkohej drejtësi për afro-amerikanin George Floyd. 

Të ngjashme