Ndiqeni sonte intervistën e Dua Lipës me Shpend Ahmetin

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Televizioni  Klan Kosova do ta transmetojë direkt intervistën që këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa do ta realizojë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Intervista zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në rrjetin social Facebook.

Në këtë komunikim në mes të këngëtares dhe të parit të Prishtinës qytetarët mund t`i përcjellin pyetjet e tyre për Ahmetin, të cilat do t`ia lexojë Lipa.

Për këtë, këngëtarja nga Prishtina ka njoftuar edhe nëpër rrjete sociale.

Dëshiroj ta falënderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19”.

“Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit”.

“Të dielën (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET”.

“Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielën mbrëma”, ka shkruar Lipa në Instagram.


Të ngjashme