Netflixi sjell trailerin e dokumentarit “LA Originals”, paraqiten edhe Eminem e Snoop Dogg

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Eminemi e Snoop Doggu janë në mesin e yjeve të mëdhenj që paraqiten në trailerin e dokumentarit të ri të Netflixit “LA Originals”.

Me regji nga Estevan Oriol “LA Originals” pritet të publikohet më 10 prill, transmeton KOHA shkrimin e NME.

“LA Originals” është një eksplorim i kulturës dhe monumenteve të lëvizjes Chicano (në SHBA një person me prejardhje nga Meksika) dhe artit të rrugës që e ka ngritur artistin e tatuazheve, Mark Machado, i njohur si Mister Cartoon dhe statusin e fotografit Oriol si legjenda të prapaskenave të hip hopit.

Në trailerin e publikuar shihen yjet e hip hopit duke vlerësuar lart kontributin e kësaj dyshe. E përveç tyre shfaqen edhe yjet si Dr. Dre, Blink-182 dhe Cypress Hill .

Të ngjashme