Nino lanson projektin e ri muzikor “DayDay”

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Nino është artisti i ri shqiptar që ka arritur të pëlqehet në masë të madhe.

Duke ‘kultivuar’ zhanrin e muzikës hip hop, reperi tashmë numëron disa projekte mjaft të pëlqyera.

Së fundmi ai në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re, së cilës i ka bashkangjitur edhe një klip.

“DayDay” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Arlind Haxha.

Xhirimet i janë besuar Dardan Visuals, kurse për tekst ka punuar vet reperi.

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, kënga ka filluar të pëlqehet nga dëgjuesit e muzikës së tij.

Të ngjashme