Një tjetër projekt i veçantë nga Kastro, lanson këngën e re “DemBabaDem”

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Gjilani, Kastro, sot (e mërkurë) ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“DemBabaDem” titullohet kënga e re e artistit të njohur, të cilën e ka shoqëruar me një klip mjaft të veçantë.

Në njërën pjesë të videoklipit, ai shfaqet kuq e zi të kombinuar tashmë me tekstin dhe tematikën që trajton.

Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë Chekaa, teksa për producimin është kujdesur Lewo.

Producent ekzekutiv i këtij projekti ritmik të Kastros është Liridon Rexhepi.

Kënga po ashtu është lansuar edhe në platformën zyrtare të reperit në YouTube.

Kastro përndryshe është reper shumë i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare, i cili po vazhdon të marrë vëmendje me secilin projekt të tij. 

Të ngjashme