“Nuk e doja vetën, sot e dua”, Jessica Simpson nuk njihet në foton e para shumë vitesh kur vuante nga varësia ndaj alkoolit

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Jessica Simpson ndau një fotografi që ‘tronditi’ fansat, e realizuar katër vjet më parë teksa ishte e varur nga alkooli.

Aktorja e “Dukes Of Hazzard”, 41-vjeç, zbuloi në librin e saj të kujtimeve se ajo ishte esëll në vitin 2017 dhe postoi në Instagram të hënën për të ndarë një fotografi të saj ndërsa akoma ishte në mes të varësisë.

Bukuroshja bionde thuajse nuk njihet pasi duket më e plotë dhe një shikim konfuz teksa ka veshur një kostum ngjyrë rozë dhe qëndron e ulur në një dhomë të errët.

“Ky person në mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2017 është një version i panjohur i vetes sime”, tha aktorja që ka tre fëmijë me bashkëshortin, Eric Johnson.

“Kisha kaq shumë zbulime të vetvetes për të zhbllokuar dhe eksploruar. E dija që pikërisht në këtë moment do t’ia lejoja vetes të rimarrë dritën time, të tregoja fitoren mbi betejën time të brendshme të respektit ndaj vetvetes dhe të triumfoja në këtë botë me qartësi”, tha Simpson, shkruan DailyMail.

Ajo tha për ta bërë këtë duhej të ndalonte pirjen e alkoolit sepse kjo e mbante mendjen dhe zemrën e saj të qarkullonin në të njëjtin drejtim.

“Të thyeja ciklet për të shikuar para, dhe duke mos shikuar kurrë mbrapa me keqardhje dhe pendim për çdo zgjedhje që kam bërë dhe do të bëja për pjesën tjetër të kohës sime brenda kësaj bote të bukur”, tha ajo.

Të ngjashme