Nuk mbante maskë, aktorin e njohur e nxjerrin nga dyqani

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Aktorit Bruce Willis, iu kërkua të dilte nga një dyqan në Los Anxhelos pasi refuzoi të mbante maskën në fytyrë.

Ngjarja solli shumë zemërim në rrjet dhe përdoruesit e Twitter-it e etiketuan atë si “Covidiot”, ndërsa nuk i kursyen lëvdatat për punonjësen që kërkoi me ngulm zbatimin e rregullave, pa marrë parasysh kush ishte personi që kishte përballë.

Pas reagimeve të shumta, aktori i Die Hard, deklaroi se ajo që ndodhi ishte një gabim dhe bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maskën.

“Qëndroni të sigurt të gjithë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maskën”, tha ai.

Kalifornia, dhe në veçanti Los Anxhelos, është një nga pikat e nxehta të koronavirusit në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme