Olga Kurylenko thotë se është “shëruar tërësisht” nga Coronavirusi

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Olga Kurylenko, modelja me origjinë nga Ukraina, e cila luajti së bashku me Daniel Craig në “Quantum of Solace”, njoftoi në Instagram të dielën se u shërua plotësisht nga coronavirusi.

Ajo u tha ndjekësve të saj se pjesën më të madhe të kohës e kaloi në shtrat, gjatë javës së parë pas diagnostikimit me ethe dhe dhimbje koke.

Javën e dytë, tregoi se iu shfaq një “kollë i lehtë” dhe se ende ndjehej shumë e lodhur, megjithëse në fund të kësaj jave bëri të ditur se ndjehej shumë më mirë.

“Unë jam mirë! Dhe tani thjesht po shijoj këtë kohë të mendoj për shumë gjëra dhe të kaloj kohë me djalin tim”, ka shkruar Olga në një postim të shpërndarë në Instagram.

Aktorja iu bashkua personazheve të shumta publike, të cilët janë diagnostikuar me COVID-19.

Përhapja e coronavirusit ka sëmurë më shumë se 339,259 njerëz në të gjithë botën dhe ka lënë më shumë se 14,000 të vdekur, ndërsa me mijëra raste të reja konfirmohen çdo ditë.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 471, përderisa infeksionet kaluan 35,000.
Coronavirusi, për shumicën, shkakton vetëm simptoma të lehta të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.

Të ngjashme