Olta Gixhari merr urim special për ditëlindje nga i fejuari i saj

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, kohëve të fundit është bërë pjesë në shumë faqe rozë.

Krejt kjo për shkak të një imazhi të ndarë me të fejuarin e saj, ndërsa bënte të ditur shtatzëninë e saj të parë.

Sidoqoftë, pas kumtimit të lajmit, Olta nuk ka kursyer fotografitë ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, aktorja shqiptare ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme (e premte), feston ditëlindjen e 34-të.


Olta Gixhari pozon me bikini, ndërsa thekson barkun e rrumbullakosur
Këtë e ka ditur përmes një imazhi në të cilin shihet një kartolinë, me një urim të veçantë nga i fejuari i saj.

“Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjitha viteve”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërsa po shijon ditëlindjen e saj, Olta është në prag të lindjes të fëmijës së parë të saj, identitetin e babait të cilit nuk e ka bërë ende publik.

Të ngjashme