Oriola Marashi mahnit në imazhet e reja derisa pozon gjysmë e zhveshur

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ajo rrëmben vëmendje të madhe sa herë që poston imazhe e video të ndryshme në rrjetet sociale.

Fjala është për modelen Oriola Marashi, e cila po vazhdon të jetë personazh mjaft i komentuar në faqet rozë.

Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, nuk heziton të publikojë postime të ndryshme duke mos munguar as pozat provokuese në koleksionin e saj.

E tillë shfaqet edhe në këto imazhet e fundit që ka ndarë në Instagram, teksa duket në formë të mrekullueshme.

Derisa po shijon pushimet në Ksamil të Sarandës, e njëjta është përkujdesur që t’i ofrojë fansave pamje mahnitëse të vetes dhe vendit po ashtu.

Komplimentet në postim nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit të cilët e përgëzuan për këto linja trupore.

Oriola momentalisht po shijon kohë të mirë me shoqërinë dhe gjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në industrinë e modës për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.

Të ngjashme