Pa grim dhe në bikini, Rita Ora tregon bukurinë natyrale dhe linjat joshëse të trupit

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po bëhet gati për të festuar Krishtlindjet e para pranë të dashurit, Taika Waititi.

Por, derisa thotë se mezi po i pret festat e fundvitit, këngëtarja e “Shine Ya Light” kohë po e kalon në plazh, teksa ka sjell imazhe nga atje.

Sot (e diel), 31-vjeçarja ka pozuar e veshur vetëm në bikini, duke theksuar kështu linjat joshëse për të cilat përkujdeset me ushtrime intensive në palestër. Rita mahniti edhe me pamjen pa makijazh, ndërsa shkëlqente nën rrezet e diellit.

Në një tjetër postim sipër të cilit tregoi se pret me padurim festën, ylli i muzikë shihet teksa rregullohet nga grimeret dhe mbante një telefon në dorë.

“Duke numëruar  ditët deri në Krishtlindje”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, Rita së fundmi publikoi bashkëpunimin me DJ Sam Feldt “Follow Me”, të cilën e sollën edhe me videoklip. 

Të ngjashme