Pas bamirësive të shumta fshihet diçka prekëse, aktori i famshëm ndihet i “turpëruar” për milionat që ka

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Me sa duket, Keanu Reeves e ka marrë shumë seriozisht titullin e filmit të tij “Something’s Got to Give”. Aktori me famë botërore njihet për bamirësitë e tij dhe shpesh është vlerësuar si “mbreti i respektueshëm”. Ai ka fituar kaq shumë para – sipas vlerësimeve 315 milionë dollarë – por “ndihet i turpëruar për këtë”.

“Keanu ka dhuruar shumë para dhe ka bërë shumë më tepër për njerëzit nga sa do të dinte shumica. Ai e di se sa me fat është. Ndryshe nga shumë mega yje të Hollivudit, ai nuk e merr kurrë këtë si të mirëqenë.”, tha një mik i tij. Aktori dhuroi në dhjetor 70 përqind të pagës nga filmi i parë “The Matrix” për kërkimet mbi kancerin.

Ai njihet si një njeri mjaft bujar pasi iu ka dhuruar shpeshherë dhurata të shtrenjta kolegëve dhe stafit të tij. “Keanu është famëkeq për bujarinë e tij,” tha një producent hollivudian, duke treguar se një herë aktori i kishte dhuruar 20 mijë dollarë një anëtari të ekuipazhit pasi kishte probleme financiare.

Thuhet se dëshira për të dhuruar vjen nga fakti se ka kaluar shumë peripeci në jetë. Reeves u shkatërrua në 1993, kur shoku i tij më i mirë River Phoenix, vdiq nga një mbidozë droge. Në vitin 1999, e dashura e tij e atëhershme Jennifer Syme, lindi një muaj më herët vajzën e tyre e cila nuk mundi të mbijetonte.

Babai e braktisi kur ishte vetëm një fëmijë. Reeves është shumë i afërt me nënën, stilisten Patricia Taylor, së cilës i bleu një shtëpi në Los Anxhelos para se të blinte një për vete dhe dy motrat. Kim, motra e tij u diagnostikua me leuçemi në 1991 dhe kjo e ka frymëzuar që të dhurojë miliona për të luftuar kancerin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme