Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie i prezanton ish-bashkëshortit të birin

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Personazhe të njohura të botës së show-bizit janë rikthyer tek ish-partnerët e tyre për të vazhduar romancën, e që të njëjtën gjë po e bën edhe Angelina Jolie.

Megjithatë, aktorja është parë duke e vizituar ish-bashkëshortin, Jonny Lee Miller në qytetin e Brooklyn, teksa shihej duke dalë nga apartamenti i tij.

Në mesin e shumë thashethemeve, tashmë Angelina ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit.

46-vjeçarja është fotografuar sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj. Ajo u shfaq tepër elegante rrugëve, teksa nuk mund t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe filluan aludimet për marrëdhëniën e tyre.

Gjykata kohë më parë ka vendosur që për fëmijët do të kenë kujdestari të përbashkët Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Kur ky vendim të hyjë në fuqi, dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët për gjashtë fëmijët.

Jolie është e pakënaqur me vendimin e gjykatës për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve së bashku me Brad Pitt.

Para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Ëeekly’ që ka siguruar dokumentet.

“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.

Të ngjashme