Pasi u infektua me COVID-19, Dafina Zeqiri thotë se ka humbur të nuhaturit

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri ditë më parë bëri të ditur se është infektuar me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram,  duke shpërndarë edhe një imazh të vetes.

Duket se artistja po mban situatën në kontroll, por që tashmë ka filluar që të humbas të nuhaturit.

Në një fotografi që ka ndarë me fansat ajo ka bërë të ditur  se nuk mund të nuhas asgjë me të cilën ushqehet.

“Nuk po mund të nuhas asgjë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ani pse është e infektuar, sukseset për bukuroshen nuk kanë të ndalur, sidomos me këngën e fundit.

“Duro” mban titullin prodhimtaria muzikore, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë. 

Të ngjashme