Pjesë nga klipi i ri i Kiddës dhe Capital T

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Dy yjet e skenës shqiptare, Kidda dhe Capital T, kanë finalizuar thuajse projektin e ri muzikor.

Të njëjtit përmes rrjeteve të tyre sociale kanë bërë të ditur se së shpejti do të lansohet kënga e tyre e përbashkët e quajtur “Magji”.

Kapo madje ka ndarë edhe një pjesë nga klipi që duket të jetë veror dhe tejet ritmik.

“Më shpejt se sa mendoni”, ka shkruar ai.

Artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme skenike e klip të veçantë të drejtuar nga Valon Aziri.

Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e kësaj vere, pasi janë paralajmëruar edhe disa të tjerë.

Mozzik dhe Elvana, Ledri dhe Majk, Noizy dhe Elgit Doda, Tayna dhe Azet – janë disa nga artistët e tjerë që së shpejti do të vijnë në duet.

Të ngjashme