Prapë probleme për Misse Beqirin, ndahet nga burri

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Misse Beqiri “është ndarë fshehtas nga i fejuari i saj Jake Hall pas pesë viteve

Mediat në Angli kanë shkruar sot që Misse Beqiri i ka dhënë fund lidhjes se saj pesë vjeçare. Kjo ka ndodhur pasi që bukuroshja shqiptar ka pasur disa mosmarrëveshje me të fejuarin e saj, sidomos pas vrasjes së vëllait të saj dy vite më parë.

Ndarja është bërë sekrete në mënyrë që kjo mos të ndikojë tek vajza e tyre River (4) dhe ata të duken si një çift normal.

Ylli i Real Housewives of Cheshire (35) dhe ish i dashuri i saj nga emisioni Towie (28) filluan lidhjen e tyre më 2016. Çifti janë bekuar me një vajzë gjatë kësaj lidhje të cilën e pagëzuan me emrin River në vitin 2017, kurse zyrtarizuan fejesën e tyre më 2018, transmeton GazetaExpress shkrimin e The Sun.

Ylli i Real Housewives of Cheshire, Misse ka edhe një djalë me emrin Julian, frytë nga lidhja me ish yllin e Manchester United, Anders Lindegaard (37).

Në nëntor të vitit 2018, Jake ishte ndaluar në polici pas një përleshje me Missen të cilën e kishte goditur. Ai ishe urdhëruar që mos ta kontaktojë atë për 28 ditë rresht, për periudhën e Krishtlindjeve.

Të ngjashme