Princi William dhe Kate Middleton shënojnë dhjetëvjetorin e martesës

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Dukesha e Cambridges, Kate Middleton dhe Princi William i Britanisë së Madhe kanë shënuar të enjten dhjetëvjetorin e martesës së tyre.

Për këtë rast, çifti i njohur kanë pozuar për një set të ri fotografik, në të cilin janë shfaqur të veshur me rroba në ngjyrë të kaltër.

Çifti më pas i ka ndarë fotografitë në llogaritë e tyre në Twitter, duke u shfaqur të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Dukesha Kate është shfaqur e veshur me një triko blu me mëngë të tejdukshëm, teksa në pjesën e poshtme kishte të veshura pantallona të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona.

Në fotografinë e parë, Duka dhe Dukesha e Cambridges ishin të ulur përpara një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafonin njëri-tjetrin derisa po qëndronin pranë një ndërtese.

“10 vjet”, ishte përshkrimi i postuar në fotografinë e parë. “Fotografi e realizuar gjatë kësaj jave, para 10-vjetorit të martesës së Dukës dhe Dukeshës”.

Që nga dasma e tyre, Middleton dhe William janë bërë prindër të tre fëmijëve – Princit George shtatë vjeç, Princeshës Charlotte pesëvjeçare dhe Princit Louis, tre vjeç.

Të ngjashme