I propozoi martesë me 99 Iphone, por ajo refuzoi!

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 10:19 | Nga

Zemra e një njeriu kinez dhe portofoli i tij, kanë vuajtur pasi ai propozoi të dashurës së tij martesë, duke shpenzuar 64375.13 Euro, duke bërë një gjë të çuditshme.

Djaloshi nga Guangzhou, nga provinca e Kinës Jugore, emri i të cilit nuk është bërë i njohur, bleu 99 iPhone 6s vetëm për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Por siç duket fati nuk doli të jetë në anën e tij, pasi vajza në fjalë edhe kur pa plotë 99 pako në formë zemre e që brenda tyre kishte iPhone 6s, përsëri e refuzoi djalin duke i thënë jo martesës me të.

Në fotografitë e mëposhtme, shihen pamjet teksa çifti në fjalë qëndrojnë brenda formës së zemrës së krijuar nga pakot me iPhone 6, njofton Klan Kosova.

Djali kinez, i cili dëshironte që ta fitonte zemrën e vajzës në fjalë për të qenë gruaja e tij, kishte ftuar edhe të gjithë kolegët e tij për të qëndruar në një rreth unaze si dëshmitarë gjatë momenteve të propozimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme