Pse për largimin e Princ Harryt nga familja mbretërore faji bie mbi Meghanin?

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, kanë njoftuar se po tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Si pjesë e kësaj lëvizjeje, ata do të kalojnë një pjesë të kohës së tyre në Amerikën e Veriut dhe do të “punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht”. Kush e dinte se kjo ishte një mundësi?

Mbretëresha Elizabeth ende nuk i ka dhënë çiftit bekimin e saj, shkruan CNN, transmeton Shqip. Edhe pse në deklaratën që bënë në profilin e tyre në “Instagram”, Duka dhe Dukesha e Sussex siguruan botën se ata do të vazhdonin që “të respektonin dhe të mbështesnin plotësisht Mbretëshën”.

Këtu kemi një çift modern, i ri, i cili kërkon që të ndërtojë një jetë së bashku me kushtet e tyre. E drejtë?

Jo sipas mediave të njohura britanike, të cilat ia kanë vënë fajin në mënyrë katastrofike Meghan-it. Madje në mënyrë diskriminuese e kanë quajtur largimin e çiftit nga familja mbretërore si “Megxit”.

Sipas tabloideve, është Meghan ajo që ndihmoi në përçarjen e pretenduar mes Princit Harry dhe vëllait të tij, Princ William. Madje fajësojnë Markle se ajo nuk arriti që të krijonte një marrëdhënie të mirë me kunatën e saj, Kate Middleton.

Gjithashtu tabloidët shkruanin se Harry ka braktisur të gjithë miqtë e tij të vjetër dhe është bërë “më privat dhe i tërhequr”, për të kaluar më shumë kohë me “miqtë e Hollywood”-it të bashkëshortes së tij, Meghan.

Tani po spekulohet gjerësisht se Meghan nuk dëshiron që të qëndrojë në Angli, dhe preferon të kthehet sërish në Kaliforni ose Kanada. Shtypi e ka cilësuar këtë veprim, lëvizjen e Meghan, si egoiste.

A ka ndonjë surprizë? Sa herë që burrat nuk sillen siç dëshirojmë ne, kush më mirë se gratë mund të fajësohen? Kujtojmë Angelina Jolie që u fajësua për divorcin mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt.

Ndërkohë duke cituar një burim, “Page Six” raporton se Meghan ka “marrë kontrollin e plotë” të jetës së Princit Harry, sikur të mos ishte një burrë i rritur dhe ish-kapiten i ushtrisë britanike.

“Njerëzit thotë se unë jam shumë kritik ndaj Meghan Markle”, komentoi në “Twitter” Piers Morgan, -“ Por ajo e ndau familjen e saj. Hodhi poshtë babanë e saj dhe shkëputi marrëdhënien me shumicën e miqve të saj. Ajo nday Harry-n nga William dhe tani e ka ndarë atë nga Familja Mbretërore”.

Dhe kjo shtron pyetjen: “A nuk është kjo çfarë britanikët donin?”. Që nga momenti kur Meghan dhe Princ Harry njoftuan për fejesën e tyre, në media nisën shkrimet e shumta, duke mos harruar ndonjëherë ta identifikojë atë si një aktore të divorcuar amerikane me një nënë të zezë.

Gara për shkrimet ka qenë një faktor i madh. “Daily Mail” e përshkruante vendin e lindjes së Meghan si “të rrënuar nga krimi dhe i mbushur nga bandat në rrugë”. Më vonë gazetari i BBC-së, Danny Baker, u pushua nga puna për krahasimin e foshnjës së Meghan dhe Harry, Archie, me një shimpanze.

Ata nuk e donin në qytet dhe tani po çmenden se ajo po largohet. Të gjitha familjet vijnë me tradita që bashkëshortëve shpesh u kërkohet që ta pranojnë dhe mbështesin, dhe familja mbretërore nuk bën aspak përjashtim. Sigurisht, mund të themi se Meghan e dinte shumë mirë se ku po hynte.

Edhe Harry e dinte, por u martua me një “aktore amerikane”. Princ Harry ka historinë e tij të pasur si rebeli i familjes mbretërore, ku edhe më parë ka shprehur pakënaqësitë e tij për jetën mbretërore.

Ndoshta është e vërtetë që Meghan po përpiqet të gjejë dhe ushtrojë fuqinë e saj brenda familjes së saj të re. Por ajo është një nënë 38-vjeçare; a nuk është kështu? Sigurisht, të heqësh dorë nga disa nga mbrojtjet financiare të ofruara nga familja mbretërore, nuk është aspak e lehtë.

Por pse të mos ta shohim përpjekjen e çiftit për të guximshme? Kush thotë se nuk mund të kenë një martesë “normale”? Ndoshta Mbretëresha Elizabeth. Por, jo Meghan.

Të ngjashme