Publikohet fotoja e Marilyn Monroe në morg

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Dokumentari i publikuar së fundmi mbi jetën e aktores së famshme Marilyn Monroe ka nxjerrë në pah fotot e kufomës së saj  orë pas vdekjes. Një fotograf mundi të korruptonte punonjësit e morgut për të realizuar fotot e fundit të aktores.

Fotografitë e kufomës së zhveshur të Marilyn Monroe mbeten të fshehura gati gjashtë dekada pas vdekjes së saj.

“The Death of Marilyn Monroe” përfshin një intervistë me djalin e personit që realizoi shkrepjet fotografike të ikonës së Hollyëood-it, teksa kjo e fundit gjendej në morgun e Los Angeles-it.

Monroe vdiq më 4 gusht të vitit 1962 dhe u gjend e pajetë një ditë më vonë nga pastruesja e shtëpisë së saj dhe nga psikologu që e kishte vizituar pikërisht ditën e vdekjes.  Rreth vdekjes së saj gjithmonë janë ngritur pikëpyetje ndërsa ende edhe sot nuk janë të qarta rrethanat e ndarjes nga jeta të aktores.

Të ngjashme