Reperi i njohur humb jetën në një aksident trafiku

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur me nofkën Cadet, ka vdekur pas një aksidenti automobilistik i cili ndodhi rrugës për një koncert në Staffordshire.

Artisti nga Londra, emri i vërtetë i të cilit është Blaine Cameron Johnson, vdiq në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja përmes një postimi në Instagram.

“Ne familja e Blaine Cameron Johnson ndajmë lajmin e trishtuar që gjatë orëve të hershme të mëngjesit të 0 shkurt, ai vdiq”.


Të ngjashme