Revoltohet këngëtarja: Mos më shihni të pasmet, por zërin

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Ka më shumë se një vit që këngëtarja Ana Kabashi është pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Ndonëse gjatë kësaj kohe ka lansuar projekte e bashkëpunime të ndryshme, Ana më shumë përflitet për fizikun e saj se sa për muzikën që bën.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Thumb”, ku folur për jetën dhe karrierën.

Ajo është ngacmuar duke u pyetur për paragjykimet që i bëhen nga njerëzit dhe tha se këto nuk i interesojnë, por duket e çuditshme se si publiku përqendrohet te të pasmet e saj.

“Nëse unë nuk kisha dit me këndu atëherë isha prek. Por nëse do dikush të më testojë për të kënduar kam fakte, çohem dhe këndoj, por njerëzit interesohen më shumë te të pasmet e mia se sa vokali”, tha Ana.

Kujtojmë se bukuroshja nga Peja ka qenë pjesë e disa garave të rëndësishme për talente, siç ka qenë “Albania’s Got Talent” dhe “The Voice”, ku ka pasur performanca të kënaqshme.

Të ngjashme