Rita Ora fshin fotografitë nga Instagrami, paralajmëron projektin e ri muzikor

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me prejardhje Kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, i ka fshirë të gjitha fotografitë nga faqja e saj në Instagram.

Tani 16 milion ndjekësit e saj mund ta shohin një foto të vetme e cila e është paralajmërimi për projektin e saj të ri muzikor.

Rita Ora ka bashkuar forcat me producentin Imanbek i njohur me hitin e tij Roses remix.

Albumi me titull “Bang” do të lansohet më 12 shkurt nga studioja incizuese “Asylum/Atlantic Records”. Në të përfshihen katër këngë që ishin përshkruar si “përzierje e popit modern, të viteve ‘80 dhe ’90”.

Së bashku me këngën “Big”, e cila vjen në bashkëpunim me David Guettan dhe Gunna, përfshihen edhe këngët “Bang Bang”, “Mood” që vijnë të realizuara me reperin argjentinas KHEA dhe kënga “The One”.

Me tekst të shkruar dhe punuar përmes Zoomit, Rita ka thënë se ajo dhe Imanbek kanë dashur që me këtë projekt të krijojnë lidhje kreative edhe me artistët e tjerë.

“Është e mrekullueshme sa shumë na ka ofruar teknologjia që bashkëpunimi jonë të shkëlqejë. Muzika me të vërtetë është një gjuhë universale dhe ky album është provë se procesi krijues ka fuqinë të kapërcejë çdo pengesë që na ndan”, është shprehur ajo.

Ndërkohë edhe Imanbek kishte thënë se ky projekt i kishte afruar në mënyrë kreative si dhe personale mes vete.

Lansimi shënon projektin e parë të Ritës në pothuajse një vit, që nga kënga e saj e shkruar nga Lewis Capaldi, “How To Be Lonely”.

Ndërkohë, DJ nga Kazakistani dhe producenti Imanbek, arriti të triumfojë për dy javë në majat e top-listave muzikore me remixin e tij të këngës “Roses”, një këngë e vitit 2019 që u përdor më së shumti vitin e kaluar në rrjetin social TikTok.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme