Rita Ora me paraqitje provokuese në imazhet e fundit, e ëma e kritikon duke i thënë se është veshur shumë shkurt

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk i ka të rralla paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një palë të brendshme me material xhins, dhe një xhaketë të gjelbër në pjesën e sipërme.

Ajo ishte plotësisht ‘topless’ në pjesën e sipërme, duke bërë kështu të duket edhe më provokuese me pamjen e saj.

Në mbishkrimin e imazheve, ajo promovoi këngën e saj më të re “Seaside” në bashkëpunim me emrat e njohur: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Mes shumë komenteve nga fansat, ka spikatur një koment i nënës së saj, Vera Sahatçiu – Ora, e cila zakonisht e ngacmon me komente të ndryshme qesharake të bijën.

Të ngjashme