Rita Ora me urim special për babanë e saj në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme (e diel) një pjesë e madhe e artistëve kanë mbushur rrjetet e tyre sociale, me urime drejtuar baballarëve të tyre.

Kjo, pasi fjalët e ëmbla drejt tyre vijnë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ku përmes rrjetit social Instagram, ka shpërndarë imazhe me prindin e saj.

Fillimisht ajo kishte vendosur të hap arkivat, dhe të ndajë disa fotografi të vjetra me të, teksa zgjodhi mesazhe të përzemërta.

“Të dua babi, urime Ditën e babait”, ka shkruar ajo.

Në një tjetër postim ajo shtoi: Ti je shoku im më i ngushtë, më pëlqen të qesh me ty”.

Besnik Sahatçiu dhe bashkëshortja e tij, Vera, përpos këngëtares kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Elenën dhe Donin.

Ndërkaq, më parë gjatë kësaj dite, edhe këngëtarja Dua Lipa ka ardhur me një urim të veçantë për babanë e saj, përmes rrjeteve sociale.

Të ngjashme