Rita Ora, shqiptarja e parë në ballinën e “Esquire”

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Revista “Esquire” është njëra nga më prestigjiozet në botë dhe publikohet në disa versione.

Kjo revistë në prodhimin e saj përfshin edhe Lindjen e Mesme. Një zonë që njihet për problemet konfliktuale në lidhje me raportin ndaj femrave dhe rëndësisë që ato duhet të kenë në shoqëri.

Kësaj radhe një shqiptare, thyen një “tabu” duke u bërë femra e parë që del në kopertinën e revistës “Esquire” për zonën e Lindjes së Mesme.

Kjo është një arritje e madhe për hapat që po hidhen drejt emancipimit të femrës në Lindjen e Mesme.

Të ngjashme