Ronela Hajati duket në formë të mirë dhe joshëse në paraqitjen e radhës nga pushimet

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ronela Hajati kohëve të fundit ka qëndruar në New York, ku përveç pushimeve ajo tha se gjithashtu ka punuar për një projekt të ri.

Por, krahas këtyre angazhimeve, ajo nuk i ka lënë anash rrjetet sociale, duke sjell për fansat në Instagram imazhe të ndryshme.

Këngëtarja e mirënjohur edhe së fundi erdhi joshëse në disa fotografi në të cilat u paraqit me një veshje të thjeshtë, por me stil.

Ronela kishte veshur një këmishë elegante shumëngjyrëshe, të cilën e kombinoi me një palë pantallona të zi, dukja e saj u kompletua me aksesor dhe grim të lehtë.

“Duke i shijuar ditët e fundit këtu përpara se të kthehem te “foleja e gumëzhimave”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhe, sipër të cilave pranoi shumë komente nga ana e fansave.

Të ngjashme