Ronela Hajati kritikon kolegët: 90% e këngëve të kësaj vere janë kopje

Prishtinë | 26 Kor 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ronela Hajati është një nga këngëtaret me të drejtpërdrejta , e cila shpesh nuk i kursen kritikat për çështje që e shqetësojnë. I tillë ka qenë edhe rasti i sotëm, ku duket se fokusi ka qenë tek mungesa e kreativitetit në tregun muzikor.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka kritikuar kolegët e saj, duke u shprehur se shumica e këngëve në vendin tonë duken kopje të njëra-tjetrës.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, ka shkruar Ronela, duke hapur kështu shumë diskutime.

Pas pjesëmarrjen në Eurovision, këngëtarja ka qenë shumë aktive në muzikë. Ajo ka publikuar dy videoklipe të reja dhe ka ftesa të pafundme në koncerte.

Të ngjashme