Rron sjell projektin e ri “Prej Fundit”

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Artisti i ri nga Prishtina, Rron Krasniqi, në mënyrë të vazhdueshme është duke u bërë edhe më shumë i kërkuar.

Ai tashmë po njihet për interpretimin e veçantë të këngëve të tij, ndërsa ka filluar edhe me grumbullimin e fansave të cilët po e mbështesin.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rroni ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri muzikor.

“Prej Fundit” titullohet kënga, për të cilën është përkujdesur producenti Arti Rec, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë ai.

Më parë, artisti shqiptar kishte sjell në treg ripërpunimin e këngës “La Bomba”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

Të ngjashme