Sa duhet të ushtroni për të pasur një trup si Kim Kardashian

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian është e bekuar me famë, pasuri, fëmijë të adhurueshëm, dhe me një fundshpinë, që shumica e vajzave duan ta kenë. Edhe pse nuk publikon shumë foto nga palestra si motra e saj Khloe, Kim i kushton shumë kohë mbajtjes së trupit në formë.

“Edhe pse axhenda e saj është shumë e ngarkuar, ajo është shumë e gatshme që kur ka kohë të lirë të punojë për trupin e saj”,-është shprehur instruktorja e palestrës së Kim-it, Melissa Alcantara.

Ajo ka treguar gjithashtu se Kim pëlqen që të bëjë sa më shumë ushtrime për këmbët, pasi kjo është pjesa e trupit, që ajo kërkon të përmirësojë. Melissa është shprehur për revistën “WomansHealthMag”,se Kim frekuenton palestrën dy herë në javë, dhe bën ushtrime 1 orë e gjysmë, ose 1 orë e 45 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme