Sabri Fejzullahu premton se do të sjellë duet me Evi Recin

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu, është ndër më të dashurit në estradën shqiptare.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emsionin Vizioni i pasdites, ku shpalosi shumë të pathëna nga jeta e tij.

Derisa komplimentonte këngëtaren Evi Reci, njëherësh moderatore, kjo e fundit nuk hezitoi të ftojë për një bashkëpunim.

Fejzullahu tutje u shpreh se do të vijë shumë shpejt një këngë mes tyre, duke premtuar fansat e tij.

Evi përndryshe u shpreh se një projekt i tillë ka qenë ëndërr për një kohë të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme