Scarlett Johansson flet për tabutë rreth seksit

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 19:24 | Nga

Aktorja e famshme, Scarlett Johansson, në një nga intervistë dhënë së fundi, ka diskutuar rreth “temës tabu” të seksit.

“Kur gratë duan të shprehen se iu pëlqen seksi, është pothuaj diçka e ndaluar. Nëse ke një jetë seksuale të shëndetshme, quhesh e përdalë, e shthurur dhe ordinere. Nuk ke morale dhe shihesh si një përbindësh seksi që s’mund të rrijë në një marrëdhënie monogame”, thotë ajo.

Ajo ka folur rreth çështjeve të tjera delikate, impakti i të cilave ka shumë ndikim në shoqëri.

“Të folurit publikisht, vjen me rreziqet e veta. Ndoshta humbas ca ndjekës. Por nëse ke diçka për të thënë, mendimi yt mund të jetë me ndikim. Shpresoj që vajza ime të gjejë zërin e saj dhe të ndihet sikur mund t’i frymëzojë njerëzit që të luftojnë e flasin për atë që besojnë”, përgjigjet ajo, e pyetur rreth bindjeve politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme