Seldi thotë se martesa nuk është në plan me Mimozën: Sigurisht se mund të ndodhë

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 10:28 | Nga

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra prej kohësh janë në një lidhje romantike.

Çifti që romancën e tyre e kanë transmetuar në muzikë me projekte të ndryshme kanë gjetur veten shpesh në mediat shqiptare.

Gjithnjë duke u shfaqur të dashuruar dhe në projekte muzikore, natyrisht se kanë rrjedhur pyetjet për një martesë.

Për emisionin Prive ishte Seldi ai që në prani të Mimozës tha se nuk ka plan të sakt për martesë, por se mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Nuk kemi bërë plan të lidhemi, as të fejohemi, e as nuk kemi plan të martohemi. Por, sigurisht se pas fejesës në radhë është martesa”, theksoi Seldi.

Dyshja po ashtu kanë konfirmuar se janë duke punuar videoklipin e ri të tyre.

Klipi i cili bën fjalë për kujtimet e çiftit po realizohet nga Asha në regji të Alban Zogianit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme