Selena Gomez befasohet me balona në shtëpi për të festuar suksesin e mini-albumit

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Selena Gomez ka zbuluar një befasi për të gjithë fansat e saj ditën e enjte.

28-vjeçarja lansoi albumin e saj të ri në gjuhën spanjolle, e që titullohet “Revelacion”, shkruan Daily Mail.

Përpos që EP-ja u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj, tashmë ajo edhe po befasohet për suksesin që ka.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Selena ka shpërndarë video teksa shtëpia e saj ishte e mbushur me balona.

Gomez pati rastin që të falënderojë të gjithë mbështetësit e saj, pa të cilët ndonëse nuk mund të kishte sukses.

Po ashtu, gjatë kësaj dite është raportuar se bukuroshja brune po pretendon të shkëputet nga industria muzikore. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme