Shkencëtarët thonë që Bella Hadid është femra më e bukur në botë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Supermodelja amerikane Bella Hadid, 23 vjeçe, është cilësuar gruaja më e bukur në botë. Shkencëtarët u bazuan në teorinë e së ashtuquajturës prerjes së artë, ndërsa në analizën e detajuar ekzaminohen madhësia dhe pozicioni i buzëve, hundës, mjekrës, mollëzave dhe nofullave. Me llogaritjen precize ata konkluduan se Hadid kishte përmasa thuajse të përsosura të fytyrës.

Bella e arriti një rezultat të lartë prej 94.35 për qind në matje, duke u plasuar përpara bukuroshes në vendin e dytë, Beyoncé (38) me 92.44 për qind, shkruan Daily Mail. Me pamjen e saj, Bella u është afruar standardeve të vendosura nga grekët e lashtë në këtë kategori.

Image

“Pasi u matën të gjithë parametrat, ishte e qartë se Bella ishte fituese, sepse rezultati tregoi se ajo e kishte një fytyrë pothuajse të përsosur. Përqindja më e lartë u arrit nga mjekra e saj, me madje 99.7 për qind, e cila është vetëm 0.3 për qind larg nga përsosmëria e plotë – analizoi dr. Julian De Silva, shkencëtari që ka punuar në projekt, përcjell KOHA Ditore.

Ariana Grande, Scarlett Johansson dhe Natalie Portman u përfshinë gjithashtu në këtë listë, ndërsa rezultatet janë shumë të ngushta. Megjithatë, për shkencëtarët të cilët qëndrojnë prapa këtij studimi nuk ka asnjë dilemë.

“Simetria e fytyrës së saj është e përsosur. Bella është një gjeneratë e re e supermodeleve dhe është e mundur që ajo do ta dominojë skenën gjatë dekadave të ardhshme, ndërsa dobësia e saj më e madhe është në pjesën e vetullave”, – përfundoi dr. De Silva.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme