Shpat Deda publikon këngën e re “Instinktivisht”

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Përkundër situatës së krijuar prej muajsh me COVID-19, artistët shqiptarë nuk po ndalen së krijuari projekte të reja.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe artisti unik i estradës shqiptare, Shpat Deda.

Ai ka lansuar këngën e re “Instinktivisht”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet këngëtari, derisa producent është i njëjti së bashku me Lulzim Bejtën dhe Rron Ismajlin.

Kënga ndërkohë është incizuar dhe miksuar në Studio C, kurse masterizimi u realizua nga Cem Oral, JM Mastering, Berlin.

Kjo këngë e kantautorit të njohur i paraprin publikimit të albumit me titull ‘Rrugës’ i cili pritet të publikohet javën që vjen.

Ju rikujtojmë se albumi ‘Rrugës’ do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet ‘Molla e Parë’ dhe ‘Shkëndijë’.

Të ngjashme