Soni Malaj në përgatitje të duetit me Bennito

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soni Malaj ka bërë të ditur se është në përgatitje të duetit me Bennito.

Këngëtarja ka njoftuar se së shpejti do të vijë videoklipi i ri muzikor të realizuar nga XL Films.

BigDeal Records dhe Kico Beats janë të angazhuar në realizimin e kësaj kënge.

Ndryshe, Soni me këngë të re ishte prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” të këtij viti.

Kënga titullohej “Versioni im” dhe kishte tematikë të ndjeshme që lidhet me dashurinë.

Të ngjashme