Soni Malaj poston foto me Memli Krasniqin, ka disa fjalë për të

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj, ka ndarë një imazh bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ku edhe ka treguar se është takuar me të.

Ajo ka pozuar bashkë me Memli Krasniqin dhe i ka bërë një dedikim, teksa nuk e ka treguar lokacionin nëse është takuar në Prishtinë apo në Tiranë me Krasniqin.

“Urime miku im @memlikrasniqi si kryetar i Pdk”, ka shkruar Soni Malaj në përshkrimin e postimit.

Ndërsa, Memli Krasniqi nuk e ka komentuar në postim këngëtaren.

Të ngjashme