Stresi dhe Getinjo arrijnë një milion klikime me këngën “S’jam dorzu”

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Dy rep-artistët e njohur shqiptar, Getinjo dhe Stresi, janë mjaft të dashur për publikun e gjerë.

Në rrjete sociale ata janë mjaft aktiv, duke ndarë të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale.

Ditë më parë dyshja solli në treg këngën më të re, e cila titullohet “S’jam dorzu”, e që ka të bëjë me vështirësitë që ata kanë pasur.

Ndërkohë, në një postim në Instagram, Stresi ka bërë të ditur se po i njëjti projekt ka pasur sukses.

Kjo, pasi në platformën e popullarizuar YouTube, bashkëpunimi i tyre tashmë ka arritur një milion klikime.

Sidoqoftë kësaj, përpos miqësisë që ata kanë pasu ndër vite, ky është dueti tyre i parë.

Të ngjashme