Sulmi ndaj Atdheut, dalin pamjet

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Të hënën konkurrenti i Përputhen Atdhe Xharravina është sulmuar nga një grup djemsh.

Por, duket se nuk është mbyllur me kaq! Kryefjala.com ka zbuluar se rreth orës 21:30 është sulmuar lokali i Atdheut që ka hapur Tiranë.

Nje grup prej 5 djemsh kanë hyrë brenda lokalit në kohën që çdo gje ka qenë e mbyllur për shkak të orës policore.

Ata kanë thyer lokalin, dhe kanë shkaktuar deme materiale, por nuk kanë vjedhur asgjë prej tij.

Grupi i të rinjve janë futur në lokal, kanë thyer, kanë shkuar deri tek pjesa e banakut dhe kanë dalë sërish prej tij duke u larguar në këmbë.

Të ngjashme